Qeset plastike, Rama nuk e mbajti fjalën

Pas fushatës së kryeministrit në qershor të vitit 2018 për “Shqipërinë pa plastikë”, në 1 korrik hyri në fuqi vendimi për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike. E ndërkohë teksa kanë kaluar një vit e 3 muaj, qeset plastike ende fluturojnë dhe i gjen lehtësisht në biznese të ndryshme, duke shtuar ndotjen e mjedisit e rrezikuar shëndetin tonë.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit, së bashku me Inspektoratin Kombëtar të Mjedisit kanë detyrën e monitorimit si dhe gjobitjen e bizneseve nga 10 deri në 15 milionë lekë të vjetra në rast shkeljesh. Por kontrollet e këtyre institucioneve mjedisore kanë munguar ose subjekte tregtare janë favorizuar. Dyqanet nuk përdorin qeset që janë të riciklueshme, një lloj qeseje ku në të shkruhet emri iprodhuesit, data e prodhimit, si dhe përfshihet simboli që tregon kategorinë e qeses, që është e biodegradueshme.

Prodhimi dhe tregtimi i qeseve plastike nën 35 mikronë nuk lejohet, megjithatë ky ndryshim ekziston vetëm në letër. Pak muaj pas daljes së vendimit, ministri i Mjedisit, Blendi Klosi pranoi që dështoi në ndalimin e qeseve plastike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?