”Qetësohuni lepuj”! Ballist Morina provokon serbët, premton një dron të dytë

Ballist Morina është bërë i famshëm dhe i dashur mes shqiptarësh për veprimin e pabesueshëm të 14 tetorit të vitit 2014, kur ngriti dronin e famshëm në stadiumin e Partizanit të Beogradit, gjatë përballjes mes Serbisë dhe kombëtares shqiptare të futbollit.

Ai ka lënë një koment në faqen zyrtare të UEFA-s, që i ishte dedikuar kualifikimit të Serbisë në EURO 2024, përmbajtja e të cilit është konsideruar “skandal” nga mediat serbe. “Qetësohuni lepuj, unë jam këtu për të rregulluar fatin tuaj, mos u shqetësoni për këtë! Shihemi në fazën e eliminimit”,-shkruan Morina.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i medias serbe “kurir.rs”, e cila i kanë kushtuar makthit të tyre nisur nga komenti i lënë nga Ballist Morina në faqen e UEFA-s:

SHKARKO APP