Qeveria: 3 milionë lekë Kishës Katolike për Lumturimin e Martirëve

Këshilli i Ministrave, me një vendim të ditës së sotme, i akordoi Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2016, në programin “Mbështetje për kultet fetare”, një shtesë fondi prej 3 milionë lekësh për financimin e Kishës Katolike në Shqipëri, me rastin e Lumturimit të Martirëve Shqiptarë.

“Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit për vitin 2016. Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Financave dhe Komiteti Shtetëror për Kultet për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”, citon kjo VKM.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?