Qeveria, 460 mijë euro restaurime godinash

 

Këshilli i Ministrave vendosi sot ngarkimin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit për kryerjen e procedurës së prokurimit për realizimin e konkursit të projektimit, për përfitimin e projektit zbatues për rikonstruksionin e disa godinave të një rëndësie të veçantë në qytetin e Tiranës, përkatësisht:

  1. a) Vila nr.31, në administrim të Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare;
  2. b) Ish-Lidhja e Shkrimtarëve, në administrim të Ministrisë së Kulturës;
  3. c) Muzeu Historik Kombëtar, në administrim të Ministrisë së Kulturës;

ç) Teatri Kombëtar i Operas e Baletit dhe Ansambli Popullor, në administrim të Ministrisë së Kulturës;

  1. d) Pallati i Brigadave, në administrim të Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare;
  2. dh) Gjykata e Lartë, në administrim të Ministrisë së Drejtësisë.

Qeveria vendosi që Ministrisë së Zhvillimit Urban, në buxhetin e miratuar për vitin 2015, për Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, t’i shtohet fondi prej 65 000 000 (gjashtëdhjetë e pesë milionë) lekësh, për përballimin e pjesshëm të shpenzimeve për realizimin e procedurave të prokurimit.

SHKARKO APP