Qeveria: Aeroporti i Kukësit do të jepet me koncesion. Kush ka paraqitur propozimin

Aeroporti i Kukësit do të jepet me koncesion. Këshilli i Ministrave ka miratuar sot vendimin për bonusin për dhënien e aeroportit me koncesion.

Mësohet se bashkimi i shoqërive ‘Kastrati’ sh.a. & ‘TMD Systems LTD’ ka paraqitur propozimin. Ndërkohë, bonusi krijon mundësinë që konsorciumi të fitojë garën për shfrytëzim.

VENDIM
PËR
MIRATIMIN E BONUSIT NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET BASHKIMIT TË SHOQËRIVE, PËR DHËNIEN ME KONCESION/PARTNERITET PUBLIK PRIVAT PËR REHABILITIMIN, OPERIMIN, TRANSFERIMIN E AEROPORTIT TË KUKËSIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës “a”, të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, dhe në vijim të nenit 15 të rregullave për vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat, miratuar me vendimin nr.575, datë 10.7.2013, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, e të vendimit nr.504, datë 13.9.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë shtetërore të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e bonusit prej 8% (tetë për qind) të pikëve, që i jepet bashkimit të shoqërive “Kastrati”, sh.a. & “T.M.D Systems LTD”, për rezultatin teknik dhe financiar të propozimit të pakërkuar, të paraqitur për procedurën për dhënien me koncesion/partneritet publik privat për projektin e rehabilitimit, të operimit, transferimit të Aeroportit të Kukësit.
2. Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?