“Qeveria dhe policia e di se ç’ka ndodhur me Ervis Martinaj, por nuk flasin”

Gazetari Igli Çelmeta, i ftuar në studion e News24 ka folur dhe zbuluar detaje mbi ngjarjet kriminale që kanë tronditur vendin përgjatë vitit që po lëmë pas.

Gazetari tha se policia e Shtetit e di mjaft mirë se çfarë ka ndodhur me Ervis Martinaj: “Shteti dhe policia e shtetit e dinë të vërtetën për fatin e Ervis Martinajt, por nuk e bëjnë publike. Se kur e bëjnë publike do ta shohim. Mendoj se ata kanë informacione se çfarë ka ndodhur me Martinajn”, u shpreh ai mes të tjerash.

Por familja e tij dhe publiku duhet ta dijë se çka ndodhur me “mbretin e lojerave të fatit”.

SHKARKO APP