Qeveria do të falë 11 mijë gjoba
Një lajmi i mirë për bizneset. Rreth 11 mijë gjoba që ato kanë marrë në këto vite pritet të anulohen. Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen, Sonila Qato në një intervistë për Vizion Plus thotë se po ndërmjetëson me Ministrinë e Financave për ti dhënë zgjidhje kësaj situate.
Këto gjoba që janë gjeneruar nga sistemi pasi bizneset kanë faturuar ndaj nipteve pasive do të duhet të ankimohen në komisionin e apelimit në Ministrinë e Financave.
“Bëhet fjalë për gjoba të cilat janë gjeneruar nga sistemi pasi biznesit kanë faturuar ndaj nipteve pasive”,-shprehet Sonila Qato. Paralelisht, ministrja Qato thotë se edhe bizneset e dëmtuara nga përmbytja në autostradën Tiranë-Durrës do të përfitojnë nga zbritja e TVSH për mallin e dëmtuar.
Në total ministria e shtetit për sipërmarrjen në 5 muaj funksionim ka shqyrtuar rreth 250 ankesa. Pjesa më e madhe e tyre kanë qenë në drejtim të administratës fiskale si dhe për sjelljen e inspektorëve gjatë ushtrimit të kontrolleve.
KOHA JONË SONDAZH

