Qeveria heq nga tregu furgonët: Nga 1 janari, transporti i udhëtarëve vetëm me autobuzë

Nisur nga 1 janari i vitit që vjen, transporti ndërqytetas. do të bëhet vetëm me autobuz dhe me orare të përcaktuara paraprakisht. Lajmin e ka dhënë Ministria e Transporteve, e cila ka nxjerrë një udhëzim, për këtë vendim. Tashmë furgonat që kryejnë transport pasagjerësh ndërqytetës, do të dalin përfundimisht nga qarkullimi.

Sipas udhëzimit, të gjitha kompanitë që do të kryejnë transport pasagjerësh nga një qytet në tjetrin do te jenë të detyruara të pajisen me liçencë nga ministri i Transporteve. Ndërsa për shërbimin e Transportit brenda qytetit, liçencat do të lëshohen nga kryetarët respektiv të bashkive. Këto liçenca do te kenë afat 10 jeçar dhe janë të patjetërsueshme apo të patransferueshme.

Udhëzimi i Ministrisë së Transporteve përcakton se në linjat e rregullta ndërqytetëse certifikohen vetëm mjetet e konstruktuar për transportin e udhëtarëve me më shumë se 19 vende, përfshirë edhe ndenjësen e drejtuesit të mjetit dhe certifikata e operimit për transportin e udhëtarëve lëshohet dhe rinovohet me afat deri në 5 vjet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Krijohen monopole

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministria e Transportit njofton se në çdo linjë do të liçencohet vetëm një shoqëri e re, e cila do të krijohet nga bashkimi i operatorëve ekzistues në linjatv përkatëse. Këto shoqëri duhet të dorëzojnë dokumentacionin në Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës, brenda datës 30 shtator të këtij viti.
Bashkimi i operatorëve ekzistues në një shoqëri të vetme është kusht i domosdoshëm. Nëse ky kusht nuk plotësohet brenda datës 30 shtator, përzgjedhja dhe licencimi i shoqërisë së re do të bëhet me konkurrim.

Rinovohet flota

Të gjithë autobusët që do të kryejnë transportin e udhëtarëve nuk duhet të jenë më të vjetër se sa 10 vjet. Ata duhet të plotësojnë standardet e sigurisë rrugore të mjetit, standardet e miratimit të tipit, e nxjerrjes së gazrave dhe zhurmave sipas standardeve të BE, si dhe kërkesat e komoditetit në transportin e udhëtarëve.

Qeveria u ka lënë 5 vjet kohë shoqërive të udhëtimit për të rinovuar totalisht flotën e autobusve.

Plani i rinovimit të flotës së autobusëve miratohet nga ministri përgjegjës për transportin rrugor, dhe mosrespektimi i tij, përbën shkelje të rëndë dhe arsye për heqjen e licencës së shoqërisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?