Qeveria i cakton pension dhe e quan “vdekje aksidentale”, reagon babai i Klodian Rashës: Vrasje për së dyti!

Qazim dhe Klodian Rasha

“Vrasje për herë të dytë” e quan Qazim Rasha, i ati i 25-vjecerit Klodian Rasha cilësimin nga qeveria të ekzekutimit të të birit si “humbje jete aksidentale”. Një cilësim i tillë u evidentua në vendimin e qeverisë për pensionin ndaj familjes së viktimës, vendim i cili u botua sot në fletoren zyrtare. “Ajo është vrasje me paramendim, nuk ka asnjë lloj alibie” deklaron Qazim Rasha.. “Nuk kam hallin e pensionit” thotë ai më tej, ndërsa për ndjesën që i kërkoi oficeri i policisë Nevaldo Hajdaraj, Rasha thotë se kjo është fasadë.

I pyetur se si e gjykoni faktin që në vendimin e qeverisë për dhënien e pensionit, e cilëson ngjarjen si aksidentale, Osman Rasha thotë se “ajo nuk është version, ajo është devijim nga gjithçka dhe ajo është një vrasje për së dyti. Vrasje e dytë. Ajo është vrasje me paramendim. Vrasje me paramendim. Dhe nuk ka asnjë lloj alibie. Çdo gjë është e monitoruar. Çdo gjë është e zbardhur, çdo gjë është e vëzhguar, janë gjithçka. Është një rrugicë non stop, mund të jenë 30 kamera që janë në qendër të asaj rrugice. Edhe si do që të jetë puna, vetëm nëse devijohet gjithçka nga linja se nuk ka asnjë lloj kuptimi tjetër”.

SHKARKO APP