Qeveria i paguan 1.5 milionë euro ish-pronarit

 

Me një vendim të Këshillit të Ministrave të miratuar sot, qeveria “Rama” vendosi ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, datë 10.3.2015, për çështjen “Siliqi dhe të tjerë kundër Shqipërisë” (aplikimet nr.37295/05 dhe nr.42228/05), në shumën 1 498 400 (një milion e katërqind e nëntëdhjetë e tetë mijë e katërqind) euro, plus çdo taksë që mund të jetë e aplikueshme.

Pagimi i shumës do të bëhet në favor të aplikantëve, znj. Drita Siliqi (Shundi), znj. Mariana Shundi, z. Andrea Shundi dhe znj. Gjenovefa Mihali (Shundi) nga Ministria e Financave pas paraqitjes së dokumentacionit ligjor të nevojshëm për kryerjen e pagesave nga buxheti i shtetit, brenda afatit 3-mujor nga dita kur venimi i gjykatës është bërë përfundimtar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në rast mospagimi brenda afatit tremujor të përmendur në pikën 4, të këtij vendimi, mbi shumat e sipërpërmendura paguhen interesa të thjeshtë, të barabartë me kursin marzhinal të huasë së Bankës Qendrore Evropiane, gjatë periudhës së mospagimit, plus tre për qind.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?