Qeveria ka miratuar tarifën e reduktuar për dhënien në shfrytëzim të ish-vilës së Enver Hoxhës

Qeveria ka miratuar tarifën e reduktuar për dhënien në shfrytëzim nga ana e Ministrisë së Kulturës, të disa ambienteve në objektin “Rezidenca Qeveritare, vila 31 Tiranë”, ose siç njihet ndryshe ish- vila e Enver Hoxhës, për realizimin e projektit kulturor “Vila Art Rezidencë Tirana”.

Vlera e tarifës së shfrytëzimit të ambienteve të objektit “Rezidenca Qeveritare, vila 31 Tiranë” do të jetë në masën ekuivalente të shpenzimeve për furnizimin me energji elektrike dhe ujë, si dhe koston e mirëmbajtjes e të trajtimit të këtyre ambienteve gjatë gjithë periudhës së dhënies në shfrytëzim për këtë projekt.

Deklasifikimi

Swiss Digital Desktop Reklama

“Vila nr. 31”, ose siç njihet ndryshe “Vila e ish- diktatorit, Enver Hoxha”, prej disa muajsh nuk klasifikohet më si “Sekret Shtetëror”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendimi fillimisht është publikuar nga rtsh.al, i cili ka sjellur edhe detaje, lidhur me shkaqet dhe arsyet që e kanë shtyrë Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, që të mos e klasifikojë më tej informacionin rreth kësaj godine si të “Klasifikuar” dhe “Sekret Shetëror”.

Komisioni i Deklasifikimit dhe Zhvlerësimit të Informacionit të Klasifikuar “Sekret shtetëror (KDZH) në Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare, tashmë e ka deklasifikuar plotësisht informacionin e klasifikuara për “Vilën nr. 31” si “Konfidencial”.

Kjo vërtetohet tashmë edhe nga dokumenti me shkresën përcjellëse, “Projekt i Rezidencës Qeveritare, Vila nr. 31”, me nivel klasifikimi “Konfidencial”, “Për informacionin e klasifikuar ‘Sekret shtetëror’”, “Për miratimin e rregullores për deklasikimin dhe zhvlerësimin e informacionit të klasifikuar ‘Sekret shtetëror’”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?