Qeveria liron nga detyra prefektët e Durrësit dhe Lezhës, mësohen emrat e rinj

Qeveria ka ndërmarrë disa vendime këtë të mërkurë. Prefekti i Durrësit Roland Nasto është liruar nga detyra. Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Në vend të tij është emëruar Emiljan Jani. Po ashtu është liruar nga detyra edhe prefekti i Lezhës Gjokë Jaku, i cili e njoftoi dorëheqjen pak ditë më parë në rrjetet sociale. Në vend të tij është emëruar Gjergj Prendi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?