Qeveria miraton çeljen e shkollës së arsimit të mesëm të ulët në gjuhën frënge

Qeveria ka miratuar të mërkurën vendimin për hapjen e institucionit arsimor privat parauniversitar të arsimit të mesëm të ulët “Ecole Internationale”, ku mësimi zhvillohet në gjuhën frënge. Vendimi i marrë sot nga qeveria, vjen në mbështetje të ligjit “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, me propozim të ministrit të Arsimit dhe Sportit.

Në vendim janë dy pika. Së pari, qeveria vendos hapjen e institucionit arsimor privat parauniversitar të arsimit të mesëm të ulët “Ecole Internationale”, me kohë të plotë, i cili ushtron veprimtarinë arsimore, në adresën: Rruga Tiranë-Elbasan, km 5, Lundër, Tiranë. Në këtë institucion arsimor mësimi zhvillohet në gjuhën frënge, ndërsa lëndët “Gjuhë shqipe”, “Histori e kombit shqiptar” dhe “Gjeografi e Shqipërisë” zhvillohen detyrimisht në gjuhën shqipe.

Dhe së dyti, ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar, Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar, Durrës, Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar, Tiranë, dhe institucioni arsimor privat parauniversitar i arsimit të mesëm të ulët “Ecole Internationale” për zbatimin e këtij vendimi. Vendimi do të hyjë në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?