Qeveria miraton hartën e re gjyqësore, avokatët: Do ta çojmë në Kushtetuese
Në një dalje për mediat nga Kryeministria, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja tha se sot Këshilli i Ministrave ka miratuar hartën e re gjyqësore.
Dhoma e Avokatisë vijon të kundërshtojë hartën e re gjyqësore, duke paralajmëruar si hap të radhës dërgimin në Gjykatën Kushtetuese. Maks Haxhia tha se kjo është harta më e gabuar në sistemin gjyqësor.
”Pasojat do të jenë tejet të rënda nëse aplikohet kjo hartë. Kemi protestuar në mënyrë civile dhe demokratike, pavarësisht se nuk na kanë dëgjuar. Hapi ynë final do të jetë Gjykata Kushtetuese”.