Qeveria miraton kuotat e reja, ja sa punonjës do pranohen në Shërbimin Civil për vitin 2020
Për këtë vit që sapo ka nisur, në administratën shtetërore do të pranojë 880 zyrtarë në gradë të ndryshme.
Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave, numri i pranimeve ndahet në katër kategori, si më poshtë:
- a) Për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues 3;
- b) Për kategorinë e mesme drejtuese 59;
- c) Për kategorinë e ulët drejtuese 150;
ç) Për kategorinë ekzekutive 668.
- Grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm, në kategorinë ekzekutive, janë, si më poshtë vijon:
– Shkenca juridike;
– Audit i brendshëm;
– Shkenca ekonomike;
– Shkenca ekonomike/juridike;
– Shkenca shoqërore;
– Shkenca sociale;
– Histori-filologji;
– Shkenca mjekësore;
– Veterinari;
– Agronomi;
– Shkenca biologjike dhe të ngjashme me to;
– Kimi;
– Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme;
– Shkenca inxhinierike;
– Arkitekturë;
– Arkeologji dhe restaurime;
– Artet e bukura;
– Gjeodezi;
– Shkenca ekzakte;
– Shkenca edukimi;
– Mësuesi;
– Arsim i lartë ushtarak/policor;
– Arsim i lartë.
Është Departamenti i Administratës Publike ai që do të zbatojë vendimin, i cili hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.