Qeveria miraton marrëveshjen për rindërtimin e xhamisë së Shijakut

Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme marrëveshjen me Myftininë e Komunitetit Mysliman për rindërtimin e xhamisë së Shijakut.

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi tha se vendimi i qeverisë i hap rrugën për rikthimin e një simboli të rëndësishëm për besimtarët, falë kontributit dhe solidaritetit të vetë komunitetit.

Xhamia e Shijakut u dëmtua nga tërmeti i vitit 2019 dhe në vend të saj do të ndërtohet objekti i ri duke shfrytëzuar një sipërfaqe shumë më të madhe, falë dhe truallit që është përfituar nga vendimi i Këshillit Bashkiak të Shijakut.

Swiss Digital Desktop Reklama

Xhamia e re e Shijakut do të ndërtohet duke krijuar në të një kompleks multifunksional fetar që i përshtatet aktualitetit, fizionomisë arkitekturore të qytetit, traditës islame shqiptare dhe historisë kombëtare dhe fetare të qytetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?