Qeveria miraton mbi 220 mln lekë për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti në Durrës dhe Shijak

Qeveria ka miratuar akordimin e fondit të rindërtimit në shumën prej 220 milionë lekësh për riparimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti. Nga kjo shumë, 169,850,000 lekë pa TVSH janë destinuar për financimin e rikonstruksionit të njësive individuale të banimit në Bashkinë Durrës, ndërsa 5,314,932.40 lekë pa TVSH do të përdoren për riforcimin e banesave individuale në Bashkinë Shijak, të cilat janë klasifikuar si objekte të dëmtuara rëndë (DS4). Këto banesa nuk kërkojnë rindërtim të plotë, por kanë nevojë për punime rikonstruksioni bazuar në akte ekspertize të thelluara. Efekti financiar për këtë pjesë do të mbulohet nga shpenzimet e fondit të rindërtimit të miratuar për vitin 2025 dhe do t’i transferohet Bashkisë Shijak në formën e një transfere të pakushtëzuar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?