Qeveria ndryshon strukturën e pagave për punonjësit e institucioneve, ja kush preket
Qeveria miratoi ndryshime në strukturën e pagave për punonjësit e institucioneve shtetërore. Ndryshimet kanë prekur kryesisht agjencitë dhe inspektoratet. Përveç ndryshimeve në emërtime janë miratuar edhe ndryshimet në strukturën e pagesës të institucioneve në varësi të disa ministrive.
Ndryshimet prekin vendimin nr.187, datë 8.3.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të nëpu-nësve civilë/nëpunësve, zëvendësministrit dhe nëpunë-sve të kabineteve, në kryeministri, aparatet e ministrive të linjës, administratën e presidentit, të Kuvendit, Komisionit Qendror të Zgje-dhjeve, Gjykatën e Lartë, Prokurorinë e Përgjithshme, disa institucione të pavarura, institucionet në varësi të kryeministrit, institucionet në varësi të ministrave të linjës dhe administratën e prefektit”, të ndryshuar”.
Ndryshimet kanë prekur pagat, strukturat dhe shpërblimet e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe institucioneve të tjera të pavarura dhe shpenzimet do të mbulohen nga buxheti i vitit 2018. Vendimi përcakton se “në Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale, nëpunësit civilë të njësisë së ekzaminimit, do për përfitojnë rritje page në masën 10 000 lekë.” rroga do të ndryshojë për kategoritë e pagave të pozicioneve të punës së nëpunësve për emërtesat “specialist” deri në “Titullar i institucionit” në Qendrën e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm.
Kategoritë e pagave të pozicioneve të punës së në-punësve për emërtesat “specialist” deri në “Titullar i institucionit” në Agjencinë e Prokurimit Publik do të ndryshojnë.
Ndërkohë për përcaktimet që lidhen me Agjencinë Kombëtare të Diasporës, Qendrën e Koordinimit kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Agjencinë e Blerjeve të Përqendruara ndryshimet do të fillojnë nga momenti i emërimit të nëpunësve në detyrë dhe shpenzimet do të përballohen nga fondet e miratuara për secilin institucion për vitin 2018. Struktura e pagave është miratuar në vendimin Nr. 187 datë 8.3. 2017, i cili është ndryshuar në 4. 1. 2018. Sipas vendimi Kryetari i Komisionit merr shtesë mbi pagën në masën 15 000 lekë në muaj, ndërsa zëvendëskryetari, anëtarët dhe nëpunësit në drejtoritë apo sektorët teknikë, në masën 10 000 lekë në muaj. “Gazeta Shqiptare” publikon tabelat e pagave, të cilave i referohen ndryshimet e vendimit të Këshillit të Ministrave.
/Gazeta Shqiptare
KOHA JONË SONDAZH










