Qeveria në Elbasan, Boçi: Rama i mblodhi tek stabilimenti i peshkut, pse nuk shkuan tek…

Deputeti demokrat i Elbasanit, Luçiano Boçi, ka komentuar mbledhjen e sotme të qeverisë që zhvillohet në këtë qytet.

“Rama e ka mbledhur qeverinë në Elbasan tek Stabilimenti i peshkut, në Labinot, për t’u ndjerë “si në shtëpi të vet”.

D.m.th sipas një zhargoni që përdorej në Elbasan pas viteve ’90, Qeveria dhe Rama “po qërojnë koka peshku”……, si zakonisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ose me nuhatje e ka kuptuar që peshku i “është qelb nga koka” e vet. Ndoshta po kërkon aty “peshkun e madh” të munguar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Habitem se si nuk e mblodhi qeverinë tek inceneratori.

E ka simbol suksesi të koncesioneve, të aferave, korrupsionit, varfërisë që ka mbjellë në Elbasan, e të kundërmosjes e helmimit të popullatës”, shkruan Boçi në rrjetin social.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?