Qeveria në presion, ministri Jenrick: Nuk ka arsye që shqiptarët të kërkojnë azil në Britani
Çështja e emigrantëve shqiptarë në Britanë e Madhe që ikin atje me gomone, është kthyer në një problem kombëtar.
Ministri i Emigracionit, thotë se shqiptarët duhet të ndalohen të kërkojnë azil. Për të Shqipëria konsiderohet vend i sigurt për të jetuar dhe nuk ka arsye që shqiptarët të kërkojnë azil në Britaninë e Madhe.
Robert Jenrick tha se individë të tillë duhet të “përjashtohen nga e drejta për të kërkuar azil” pasi ai paralajmëroi se nivelet aktuale të migrimit në MB ishin “të paqëndrueshme”.
Qeveria ndihet e presionuar nga deputetët konservatorë për t’u marrë me çështjen e trafikantëve të njerëzve që përdorin varka të vogla për të transportuar emigrantët përtej Kanalit.