Qeveria ngel në klasë, nuk e zgjidh kaosin në trafik
Paçka se qeveria reklamon me krenari punën e saj me aksionin “Plazh i lirë” dhe Informalitetin, sa i takon trafikut, qeveria ngel në klasë, pasi edhe këtë sezon veror nuk e zgjidhi këtë problem madhor.
Trafiku mbetet një ndër shqetësimet kryesore të pushuesve që zgjedhin të kalojnë fundjavën në jug të vendit. Problematika kryesisht hasen në Vlorë, ku rrugët nuk e përballojnë fluksin e lëvizjes. Trafiku ishte edhe këtë të shtunë armiku i pushuesve që zgjodhën të kalojnë fundjavën në plazhet e jugut.
Me vonesa dhe ngadalësime udhëtarët u përballën në Transballkanike, dhe segmentin nga Tuneli i Ujit të Ftohtë drejt Radhimës e Orikumit. Pushuesit thonë se u përballën me vonesa deri në 2 orë për të mbërritur në destinacione, megjithëse flasin për përmirësim të situatës në krahasim me vitet e shkuara.
Gushti shënon fluksin më të lartë të pushueve në brigjet e Vlorës, çka ka bërë të vështirë edhe akomodimin. Trafiku i rënduar mbetet një problematikë në të gjitha qytetet turistike.
KOHA JONË SONDAZH

