Qeveria ngre komision me 5 anëtarë për dhënien e medaljeve

Qeveria ka vendosur të ngrejë një strukturë të posacme dekorimi.

Në faqen zyrtare të kryeministrisë është publikuar vendimi i qeverisë i datës 10 dhjetor ku përcaktohen rregulla të qarta se kush meriton të mbajë në “gjoks” një dekoratarë.

“Çdo autoritet, përgjegjës për dhënien e medaljeve ose titujve vendorë të nderit, sipas legjislacionit në fuqi për dhënien e dekoratave, titujve të nderit, medaljeve dhe titujve vendorë të nderit, krijon pranë tij një komision këshillimor, në vijim “komisioni”, të përbërë prej 5 (pesë) anëtarësh, prej të cilëve 3 (tre) anëtarë duhet të jenë punonjës në varësi të autoritetit përgjegjës dhe 2 (dy) anëtarë personalitete të jashtëm, që përzgjidhen mes njerëzve të shquar dhe që kanë dhënë kontribut në fushën përkatëse.

2. Komisioni ngrihet, me urdhër të titullarit të autoritetit përgjegjës, çdo fillim viti kalendarik. Për vitin 2014, komisioni të ngrihet pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

3. Komisioni funksionon si organ kolegjial, vendimmarrës, pranë autoritetit përgjegjës për dhënien e medaljeve apo titujve vendorë të nderit”.

Pra do të jetë një komision i posaçëm që do të bëjë mbledhje të veçanta me anëtarët e tij për të diskutuar se cilët nga autoritetet meritojnë të jepin një mendalje apo një cmimi në varësi të kontributit të dhënë në jetën e tij personale dhe profesionale.

SHKARKO APP