Qeveria nuk e mbështeti, Braçe: Vazhdoni! Rama: Të dëgjuam…
Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe sot bëri disa propozime lidhur me librat që u rrëzuan, ndërsa nuk munguan reagimet nga Ahmetaj dhe Rama.
Fillimisht u rrëzua propozimi që shitja e librave të tatohet zero. Ahmetaj tha se ”biznesi i vogël taksën e ka zero dhe kjo është e zgjidhur” duke rrëzuar propozimin.
Propozimi i dytë lidhej me faktin që tarifa për furnizimin e librit dhe mallrave të bëhej 6% por papë u rrëzua.
I irrituar Braçe reagoi duke u shprehur “Vazhdoni, vazhdoni, e keni mirë kështu”. Në këtë moment ndërhyri Rama ku tha se: ”Erjon të dëgjuam, nuk ka nevojë tani”.
KOHA JONË SONDAZH

