Qeveria pension të posaçëm familjes së Lirak Bejko

Familja e Lirak Bejkos, ish i përndjekuri që u vetëdogj në shenjë proteste në vitin 2012, do të përfitojë një pension të posaçëm deri 50 mijë lekë në muaj.

Përmes një Vendimi që mban datën 16 mars, Këshilli i Ministrave ka vendosur trajtimin me pension të posaçëm të personave në ngarkim të ish të përndjekurit, të cilët në vitin 2016 do të përfitojnë në total 450 mijë lekë.

Qeveria ngarkon Institutin e Sigurimeve Shoqërore dhe Ministrinë e Financave, për zbatimin e këtij vendimi.

Lirak Bejko, i cili ka qenë edhe pjesë e grevës së urisë të ish të përndjekurve u vetëflijua me 10 tetor të vitit 2012.

Në këtë datë, ish të përndjekurit e urisë kishin hyrë në ditën e 19 të grevës, e cila po zhvillohej afër zonës së “Komunës së Parisit”, në disa çadra të improvizuara.

Ai u ishte bashkuar bashkëvuajtësve të tij, për të kërkuar nga qeveria dëmshpërblim në vlerë monetare, për të gjitha vitet e burgut, që kishin bërë për çështje politike.

SHKARKO APP