Qeveria përcakton mesataren për t’u pranuar në universitet

Në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendimi për të përcaktuar notën 6 si mesatare për t’u pranuar në Institucionet e Arsimit të Lartë për vitin akademik 2016-2017.

“Për të gjithë kandidatët, të cilët kanë përfunduar nivelin e arsimit të mesëm të lartë, nota mesatare për pranim në programet e studimeve të ciklit të parë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, në institucionet e arsimit të lartë, për vitin akademik 2016-2017, të jetë 6 ”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

Llogaritja e mesatares

Swiss Digital Desktop Reklama

Nota mesatare për pranim në institucionet e arsimit të lartë, përllogaritet si mesatare aritmetike e thjeshtë e treguesve të mëposhtëm:

Swiss Digital Mobile Reklama

a) Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit  në  arsimin e  mesëm të lartë;

b) Mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të maturës/Maturës Shtetërore.

Kandidatët që aplikojnë për t’u pranuar në programet e studimeve dy vjeçare me karakter profesional nuk kanë detyrimin të plotësojnë kriterin e notës mesatare të parashikuar në këtë vendim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?