Qeveria ”Rama 4”, do të ndërtohen 700 kilometra rrugë! Rijetëzim i hekurudhave, hapen aeroporti i Vlorës dhe Gjirokastrës

Kuvendi do të mblidhet nesër ( 18 shtator) në një seancë maratonë për votëbesimin e ministrave të qeverisë ”Rama 4”. Seanca mund të zgjasë deri të premten, siç e do tradita, ndërsa Rama do të prezantojë programin qeverisës. Infrastruktura mbetet një nga pikat kyçe dhe në mandatin e katërt synohet një transformim i mëtejshëm i rrjetit rrugor dhe hekurudhor në vend.

Shefi i qeverisë premton të ndërtojë edhe 700 kilometra të tjera rrugë, duke përfunduar disa prej projekteve më strategjike për vendin.  Rama më herët ka thënë se e gjithë infrastruktura që është ndërtuar dhe do të vijojë të ndërtohet është një infrastrukturë e standardeve evropiane.

Në Asamblenë e PS-së, Belinda Balluku u rikonfirmua si zv.kryeministre dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Rama theksoi se kontributi i Ballukut deri më sot ka folur më mirë se çdo fjalë. ”Zëvendëskryeministrja do të drejtojë të njëjtën ministri, Infrastrukturën dhe Energjinë, e cila nuk do të ndryshojë si ministri, sepse ka fituar një qëndrueshmëri që vetëm mund të forcohet”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Projektet infrastrukturore

Swiss Digital Mobile Reklama

Përfundojnë segmentet kyçe të Korridorit Blu: Milot-Balldren, Milot– Thumanë, Kashar–Peze–Lekaj dhe Lekaj–Konjat–Fier, duke krijuar një bosht të ri të zhvillimit kombëtar.

Ndërtohet segmenti ndërlidhës i Bypass-it të Elbasanit, që bashkon autostradën Tiranë–Durrës me Korridorin VIII në drejtim të Lekajt.

Përfundon Rruga e Bregut (Dhërmi–Sarandë), së bashku me Bypass-in e Sarandës dhe Rrugën e Ksamilit.

Realizohet Unaza e Çajupit (Gjirokastër–Libohovë–Kardhiq).

Përmbyllet Rruga e Vjosës (Ersekë–Përmet–Tepelenë).

Ndërtohen akset Berat–Skrapar–Gramsh,

Realizohet Rrugën e Liqeneve (Rrëshen–Burrel).

Përmbyllet Rrugën e Maleve (Vau i Dejës–Pukë–Fushë Arrëz).

Një tjetër prioritet i qeverisë është infrastruktura hekurudhore, me disa projekte të rëndësishme si më poshtë.

Projektet hekurudhore

Operacionalizojmë linjën Tiranë–Durrës–Rinas me flotë të re EMU.

Ndërtohet segmentin Tiranë Qendër–PTT dhe linjën Sukth–Porto Romano.

Garantohet ndërlidhjen rajonale me projektet Vorë–Hani i Hotit, Durrës– Rrogozhinë dhe Rrogozhinë–Pogradec, me investime mbi 800 milionë euro.

Ndërtohet linjën Vlorë–Via dhe vendoset në operim një flotë moderne me standarde europiane.

Një element i ri në infrastrukturën rrugore do të jetë Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut.

Po ashtu, parashikohet një rrjet kombëtar transporti publik dhe i gjelbër. Në programin që Shqiptarja.com disponon, parashikohet ngritja e një shoqërie shtetërore MobAl si Agjenci Kombëtare për Transportin Publik, që në fazën fillestare ofron shërbime në 7 itinerare turistike kombëtare dhe ofron transport publik shkollor në tre zona të vendosura strategjikisht në veri, jug dhe juglindje, aty ku nxënësit kanë vështirësi në aksesimin e shkollës, duke garantuar mundësi të barabarta arsimimi për çdo fëmijë.

Pritet të vihet në funksion një flotë prej rreth 100 autobusësh elektrikë, me standarde të reja sigurie, efikasiteti dhe respekti për mjedisin. Po ashtu, brenda këtij mandati synohet të ndërtohet Portin e ri tregtar i Porto Romanos, të përfundohet certifikimin dhe operimi e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, si edhe të hapet aeroporti i jugut në Gjirokastër.

Po ashtu synohet zgjerimi i kapaciteteve të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës (VIA) për të rritur trafikun e pasagjerëve dhe numrin e destinacioneve ndërkombëtare. Pritet themelimi i Akademisë së Aviacionit, e para në vend, si qendër kombëtare për përgatitjen e pilotëve, teknikëve dhe specialistëve

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?