Qeveria “Rama” dhe BE, martesë e refuzuar

Kryeministri Edi Rama deklaroi pak ditë më parë në Forumin Ekonomik të Mynihut në Gjermani se Shqipëria do të integrohet në BE, por kjo e fundit nuk pranon. Ai e përshkroi marrëdhënien mes Shqipërisë dhe BE, si atë të një dashurie të verbër duke shtuar; “Ne jemi të dashurur me një dashuri të verbër me Evropën. Duam të martohemi me ju, po si mund të martohesh kur nuk flet. Duam të martohemi, por nuk jemi gati të flasim”.
Deklarata e kreut të qeverisë nuk jep arsyet se përse “Europa nuk na flet”, kur dihet mirë se bllokimi i negociatave ka ardhur për shkak të mos bërjes së reformave nga qeveria “Rama”. Raportin që qeveria “Rama” ka ndërtuar me BE i ngjan asaj të një dasme të refuzuar.

SHKARKO APP