Qeveria Rama i hap rrugën importit të mbetjeve nga jashtë, zbulohet çfarë do ndodh në Shqipëri

Pas një kundërshtimi në masë në 2016, qeveria Rama po diskuton sërish lejimin e importit të mbetjeve nga jashtë që do të përdoren për lëndë djegëse në industrinë e çimentos, industrinë prodhuese dhe atë ricikluese. Kjo kërkesë e bërë nga industritë, sipas burimeve do të përfshihet edhe në projektligjin për ‘Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve’, të cilin Ministria e Turizmit ka hartuar me mbështetje të ndërkombëtareve, por që ende nuk e ka bërë publik.

Është e paqartë pse drafti ligjor nuk po diskutohet gjerësisht me publikun, ndërsa burime për Report Tv nga ministria, bëjnë me dije se ky projektligj do të bëhet publik vetëm në fund të muajit qershor.

Qeveria gjithashtu konfirmojnë se po diskutohet lejimi i importit të atyre mbetjeve që janë pjesë e listës së gjelbër, që i lejon edhe BE, të tilla si mbetje kartoni, letre, alumini, hekuri, mbetjet plastike, mbetje plumbi, mbetje zinku, mbetje industriale apo mbetje mjekësore.

Ende nuk ka një listë konkrete të mbetjeve që do të lejohen për import, e cila do të mund të sqaronte edhe impaktin mjedisor, nëse do të kishte apo jo reduktim të ndotjes apo jo.

SHKARKO APP