Qeveria rikthen kompensimin e TVSH-së në bujqësi nga viti 2026

Në paketën fiskale për vitin 2026 do të jetë edhe rishikimi i ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, me fokus korrigjimi i skemës së rimbursimit në bujqësi. Ministria e Financave ka parashikuar që fermeri të kompensohet me një normë prej 10% për tatimin mbi vlerën e shtuar, nga 0% që është aktualisht kjo normë tatimore.

Kompensimi prej 10% sipas Ministrisë së Financave do të jepet direkt në llogarinë e fermerit, dhe kostoja në një vit parashikohet të arrijë në 1.5 miliardë lekë ose gati 15 milionë euro.

Shifrat zyrtare tregojnë se në vitet e fundit importi i produkteve të bulmetit dhe të mishit është rritur shpejt. Nga viti 2020 deri në fund të 2024-ës sipas përllogaritjeve janë blerë nga jashtë 300 milionë euro bulmet dhe 383 milionë euro produkte mishi dhe të brendshmet e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbetet të shihet sesa efektive do të jetë skema e propozuar, duke qenë se dhe varianti i aplikuar më parë prej 6 përqind TVSh, nuk solli rezultate.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?