Qeveria shqiptare 50 mijë euro Tetovës për përmbytjet

Qeveria shqiptare akordon një fond prej 50 mijë euro në ndihmë të banorëve të Tetovës të cilët u dëmtuan rëndë nga përmbytjet e shkaktuara më 3 gusht 2015.

Lajmi bëhet i ditur nga  ministri i Jashtëm Ditmir Bushati përmes një postimi në facebook.

“Solidarizim dhe përkrahje vëllazërore për Tetovën. Sot miratuam fondin prej 50.000 euro në ndihmë të përballimit të situatës emergjente” shkruhet në profilin e facebook të Bushatit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vërshimi i ujrave nga malet dhe shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan 5 të vdekur dhe shumë dëme materiale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?