Qeveria shtyn afatin, ukrainasit pa viza edhe për një vit tjetër

Këshilli i Ministrave, vendosi sot që shtetasit e Ukrainës lejohen të hyjnë pa vizë në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe të qëndrojnë pa leje qëndrimi deri më 30 mars të vitit të ardhshëm.

Vendimi u mor në mbështetje të ligjit “Për të huajt”, me propozimin të ministrit të Punëve të Brendshme dhe të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme. Vendimi i mëparshëm për përcaktimin e afatit të hyrjes dhe qëndrimit të shtetasve të Ukrainës në vend shfuqizohet.

Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?