Qeveria transferon pasuri shtetërore në pronësi të bashkive Tiranë dhe Gjirokastër

Këshilli i Ministrave miratoi në mbledhjen e së mërkurës, transferimin e disa pasurive të paluajtshme shtetërore në pronësi të njësive të qeverisjes vendore në bashkitë Tiranë dhe Gjirokastër.

Vendimi parashikon kalimin në pronësi të bashkisë Tiranë të pasurive në zonat kadastrale 3866 dhe 2105, në Kashar, pjesë e zonës së teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik (TEDA) Tiranë. Sipas vendimit, bashkisë Tiranë i ndalohet ndryshimi i destinacionit ose tjetërsimi i këtyre pronave, të cilat do të administrohen në funksion të zhvillimit ekonomik dhe strategjik.

Qeveria ka miratuar që pasuria me nr. 10/175 në zonën kadastrale 8542 t’i transferohet bashkisë Gjirokastër për t’u përdorur si qendër multifunksionale kulturore dhe teknologjike. Këto dy vendime hyjnë në fuqi menjëherë dhe botohen në “Fletoren zyrtare”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?