Qindra të evakuar pas përmbytjeve në pjesën jugore të Gjermanisë

Shirat e dendur dhe përmbytjet në pjesën jugore të Gjermanisë po vazhdojnë të shkaktojnë përmbytje, duke shkaktuar vdekjen e një punonjësi të ekipit të shpëtimit emergjent gjatë natës.

Zjarrfikësi ishte në një gomone me tre shpëtimtarë të tjerë dje në mbrëmje kur varka u përmbys në qytetin bavarez të Pfaffenhofen an der Ilm, i cili shtrihet rreth 40 kilometra në veri të Mynihut.

“Trupi i tij u gjet sot në mëngjes”, thanë autoritetet lokale.

Tre zjarrfikësit e tjerë u shpëtuan. Ata ishin nisur për të shpëtuar një familje në zonën e përmbytur rëndë.

Ushtria gjermane ka ndërhyrë për të ndihmuar pasi lumenjtë në rajon janë fryrë.

Qindra banorë janë evakuuar duke përfshirë një burg në Memmingen në perëndim të Mynihut, me 100 të burgosur që janë marrë nga institucionet aty pranë.

Disa rajone në Gjermaninë jugore kanë regjistruar sasinë më të lartë të reshjeve të shiut brenda 24 orëve – sesa bien normalisht gjatë një muaji të tërë, njoftoi sot Shërbimi Meteorologjik Gjerman (DWD).

“Kisslegg në shtetin jugperëndimor të Baden-Württemberg regjistroi 130 milimetra shi vetëm të premten”, raportoi DWD.

Rajoni normalisht raporton 118 milimetra në muaj në këtë kohë të vitit.

Në Bad Wörishofen në shtetin fqinj të Bavarisë, brenda 24 orëve u regjistruan 129 milimetra shi, në krahasim me një mesatare mujore prej 101 mm.

Sasi të ngjashme u raportuan në të gjithë rajonin.

Dy diga janë çarë në qarkun bavarez të Pfaffenhofen an der Ilm, si pasojë e shirave të dendur që kanë goditur rajonin gjatë ditëve të fundit.

“Dy digat e çara ishin në lumin Paar, një degë e Danubit”, tha një zëdhënës i administratës së qarkut.

Shi, shi dhe vetëm shi në Gjermani në javët e fundit. Ende priten reshje të forta gjatë së dielës, situata e përmbytjes në jug të Gjermanisë mbetet e tensionuar.

Në Pfafenhofen në Ilm në Bavarinë e sipërme një zjarrfikës humbi jetën gjatë një aksioni shpëtimi. Pas ditësh me reshje të forta në mjaft zona në Bavari dhe Baden-Vyrtemberg kanë dalë nga shtrati lumenjtë duke përmbytur mjaft zona në jugun gjerman.

Evakuohen banorë në Shrobenhausen
Evakuohen banorë në ShrobenhausenFotografi: 7aktuell/IMAGO

Sidomos të prekura janë disa zona në Augsburg, Bamberg, Regensburg, Nuremberg. Reshjet janë të forta, thuhet nga Shërbimi Meterologjik Gjerman dhe kur kjo “ndesh me tokën e ngopur, atëherë mund të ketë sërish shpejt vërshime ujërash”.

Përmbytje në Bavari, Babenhausen
Përmbytje në Bavari, BabenhausenFotografi: Nikolas Schäfers/dpa/picture alliance

Dy vagonë të një treni ICE dolën nga shinat të shtunën vonë për shkak të rrëshqitjes së tokës – për fat nuk pati të lënduar. 185 pasagjerët u evakuuan. Organizata e Ndihmës Teknike, THW në Gjermani shtoi në fundjavë 1800 forca shpëtimi në jug të Gjermanisë. Edhe ushtria gjermane ka shkuar në disa zona për ndihmë. Në Pfafenhofen janë duke ndihmuar 800 ushtarë.
Në mjaft zona është në fuqi shkalla më e lartë e alarmit, ndërkohë që disa qarqe gjermane në jug shpallën ndërkohë gjendjen e katastrofës.

Në shumë rajone flitet për përmbytje të shekullit, sepse niveli i ujërave të lumenjve po rritet me shpejtësi. Në disa zona në Augsburg u evakuuan mjaft banorë në fundjavë. Në Mekenbeuern të shtunën 1300 vetë duhet të largoheshin nga shtëpitë për shkak të rrezikut akut të përmbytjeve. Edhe në rajone të tjera janë evuakuuar banorët në jugun gjerman

Rrugë e përmbytur në Lindau
Rrugë e përmbytur në Lindau

//a.i/ ATSH

SHKARKO APP