Qori: Qeveria të sigurojë internet, viti shkollor nuk duhet humbur
Pedagogu Arlind Qori teksa ishte i ftuar në emisionin “Top Talk”, ka folur rreth sfidave që po hasin studentët në këtë kohë të vështirë që ka shkaktuar pandemia Covid-19 në vendin tonë. Ai vuri ka theksuar se shumë studentë e kanë të vështirë të ndjekin mësimin online që është ofruar si një zgjidhje deri në largimin e pandemisë, pasi sipas tij këto studentë vijnë nga shtresa të ndryshme sociale, ku nuk mungojnë edhe ata në nevojë që nuk sigurojnë dot internet dhe pajisje elektronike.
“Mësimi online mbase ka qenë domosdoshmëri. Por problem më i madh është me faktin se diskriminohen shumë studentë. Qeveria duhej më parë ose së paku tani tu siguronte studentëve akses të mjaftueshëm internet dhe pajisje elektronike. Siç unë e vërej mësimi online po bëhet vetëm me një pjesë të studentëve. Vetëm me ata që kanë kushte ekonomike për të pasur kompjuter ose ofertë internet. Jemi përball diskriminim klasor që mund të thellohet nëse qeveria vendos që provimet të bëhen online ose të konsiderojë vitin akademik si të përmbyll kështu në forma virtual”.
Nga ana tjetër, Qori ka vënë në dukje edhe faktin se vihet re një neglizhencë nga pedagogët të cilët mjaftohen me pjesëmarrjen 30-40% të studentëve dhe u japin atyre vetëm leksionet e shkruara. “Studentët që kanë mbetur prapa të kenë mundësinë e rikuperimit nuk mund të diskriminohet askush se nuk ka internet. Në rast se shkollat do të hapen pas disa javësh mendoj që duhet që në secilën lëndë pedagogët të bëjnë një përmbledhje të paktën të leksioneve. Nuk mund të pretendojnë se ‘unë dhashë mësim online me 30-40% të studentëve dhe detyra ime këtu mbaroi’. Duhet të ketë masa në rikuperimin e përshpejtuar të lëndëve dhe në vlerësimin e studentëve”.