QSHA: Gabimet në provim të qëllimshme/ Kërpaçi: Duan që rinia të largohet nga vendi

Qendra e Shërbimeve Arsimore, bëri me dije se gabimet drejtshkrimore kanë qenë të qëllimshme. Për kryetaren e LRI-së, Floida Kërpaçi, qëllimi i tyre është që të shkatërrojnë të ardhmen e të rinjëve që të largohen nga vendi. ”Për këtë padrejtësi që u është bërë maturantëve, duhet të vendoset drejtësi dhe të gjithë të mbajnë përgjegjësi”.

Postimi i plotë

Kur të paaftët dhe të papërgjegjshmit drejtojnë i shkatërrohet e ardhmja një brezi të tërë! Janë aq të pafytyrë sa pranojnë se me ligësi qëllimisht kanë zgjedhur ato pyetje!

Qëllimi dihet, të shkatërrojnë të ardhmen e të rinjve që të largohen sa më parë nga vendi ynë! Matura Shtetërore, një eksperiment i përvitshëm me të ardhmen e të rinjve dhe sakrificën e tyre që duhet të marrë fund!

Kjo është arsyeja pse rinia largohet në emigrim, kjo është arsyeja pse sot nuk ka zhvillim, kjo është arsyeja pse sot mbizotërojnë ANTIVLERAT! Për këtë padrejtësi që u është bërë maturantëve, duhet të vendoset drejtësi dhe të gjithë të mbajnë përgjegjësi!

SHKARKO APP