QSUT: Nuk u konstatuan gjurmë droge tek nxënësit e Paskuqanit
Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” reagoi mbi helmimin e të paktën 6 nxënësve të një shkolle në zonën e Paskuqanit, duke theksuar se ata nuk ishin helmuar nga lëndë narkotike.
Në reagim thuhet se analizat paraprake të mostrave të urinës nuk kanë treguar për prani të gjurmëve të drograve.
“Analizat e testit të urinës për të gjitha rastet rezultuan negative, pra pa prani të gjurmëve të drograve në gjurmim (për AMP, BUP, BZD, MDA, XTC, MOR/OP, MTD dhe THC (cannabis sativa). Gjithashtu edhe ekzaminimet e tjera biokimike të gjakut rezultuan përgjithësisht në kufij të normës pas asnjë devijancë që të fliste për efekte imediate të një kategorie të gazeve toksike më të mundshme në rrethana të tilla kolektive”, thuhet në reagim.
Deklarata e QSUT-së përcjell analizat e Shërbimit të Adiktologjisë dhe Toksikologjisë Klinike mbi të dhënat e analizave të marra tek nxënësit.
Një ditë më parë (6 tetor), në urgjencën e QSUT-së dhe në Urgjencën Pediatrike u paraqitën nxënëset B.R. 14 vjeç, J.R. 12 vjeç, S.L. 12 vjeç, E.P. 12 vjeç, M.D. 12 vjeç, L.L. 12 vjeç, A.C. 12 vjeç, të gjitha pjesë të shkollës “Jashar Hoxha” në Paskuqan.
KOHA JONË SONDAZH

