QSUT vatra kryesore e infeskionit me koronavirus, ngjason me ditët e para të përhapjes së COVID-19

QSUT është kthyer në një vatër infeksioni. Brenda dy ditësh janë raportuar 25 persona pozitive me koronavirus, mes tyre personel mjekësor, infermierë, mjekë por dhe pacientë të shtruar në pavionin e sëmundjeve të brendshme.

Nderkohe sot numri i qytetarëve që i drejtohen QSUT është I lartë. Jo vetëm tek pavionet e spitalit Nënë Tereza por dhe spitalit Infektiv.

“Ngjason me ditët e para të përhapjes së koronavirusit”  raporton gazetarja e Ora News Anxhela Celibashi.

Bashkëshorti i njërës prej pacientëve që kanë qenë shtruar në spitalin e sëmundjeve të brendshme është transferuar në spitalin infektiv  pasi rezultoi pozitiv me COVID-19, deklaroi se nuk i ishte bere asnje test.

/Ora News

SHKARKO APP