Qumështi i pistë, mjekët tregojnë pasojat

Shitja e ushqimeve dhe veçanërisht bulmetit në rrugë në pluhur dhe pa kushte higjienike, është një burim i madh infeksionesh. Nënproduktet e qumështit që tregtohen në rrugë nga shitësit ambulantë nuk janë të sigurta për konsumatorin.

Shishet plastike të qumështit dhe ato të gjalpit tregtarët i nxjerrin anës rrugës duke mos plotësuar asnjë kusht higjeno-sanitar. Kështu prodhimet e bulmetit mbulohen gjatë kohës që reklamohen për qytetarin thithin pluhura që sjell sëmundje serioze, duke filluar nga problemet alergjike e deri tek ato kancerogjene.

“Pluhurat për nga mënyra e veprimit në organizëm ndahen në: Pluhurat toksik që dëmtojnë rrugët e frymëmarrjes dhe të tretjes, në pluhurat irritues që dëmtojnë sytë dhe lëkurën, në pëlhura alergjikë si dhe në pluhurat kancerogjen që shkaktojnë kancer në organe të ndryshme të njeriut. Por në këto pluhura ndodhen edhe shumë mikrobe që shkaktojnë një sërë sëmundjesh që përmblidhen me termin toksiko-infeksione alimentare që populli i quan helmime ushqimore”, u shpreh Ramazan Buci.

Pavarësisht mënyrës së si shiten këto produkte konsumatori i drejtohet shitësit ambulante me shpresën se është duke blerë një produkt bio.

SHKARKO APP