“Qytetar Nderi” i Gjilanit, Presidenti Meta pret kreun e Komunës Lutfi Haziri
Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në zyrën e tij kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri. Në cilësinë e “Qytetarit të Nderit” të Gjilanit, Meta shprehet se i ka përcjellë z. Haziri përshëndetjet më të përzemërta vëllazërore për të gjithë bashkëqytetarët e tij të Gjilanit.
Po ashtu, temë e diskutimit ishin dhe sfidat e përbashkëta të Kosovës dhe Shqipërisë në rrugët euroatlantike, duke u ndalur veçanërisht në domosdoshmërinë e tejkalimit sa më të shpejtë dhe të lehtë të pasojave të pandemisë COVID-19, me afrimin e pikut të sezonit turistik.
Mesazhi i Presidentit Meta
Mikprita sot kryetarin e Komunës së Gjilanit, z.Lutfi Haziri.
Në bisedën e hapur ndamë mendime rreth sfidave dhe rrugës euroatlantike të Kosovës dhe Shqipërisë, duke u ndalur veçanërisht në domosdoshmërinë e tejkalimit sa më të shpejtë dhe të lehtë të pasojave të pandemisë COVID-19, me afrimin e pikut të sezonit turistik.
I përcolla përshëndetjet më të përzemërta vëllazërore për të gjithë bashkëqytetarët e mi të Gjilanit. ??❤️??