Qytetarët – Bashkim Hoxhës: A mund të quhet artistë, ata që bëjnë thirrje për luftë

Në emisionin “Koha për t’u zgjuar”, disa qytetarë kanë debatuar me drejtuesin e emisionit, Bashkim Hoxha, për protestën e aktorëve që kundërshtojnë prishjen e Teatrit Kombëtar.

Qytetar: Lidhur me Teatrin, a mund të quhen artistë ata që bëjnë thirrje për luftë?

Hoxha: Thirrje për luftë s’ka bërë njeri, kanë thënë ta mbrojmë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qytetari: Mbrojtje me gjak do të thotë të luftosh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hoxha: Do të thotë të rezistosh.

Qytetari: Nëse nuk ka mundësi të bëjë mbrojtje prej artisti nuk ka pse të dalë si vegël qorre e Berishës.

Hoxha: Pse i gjykoni si vegël qorre?

Qytetari: Ai teatri nuk është i tyre, ata kanë pjesë sa unë e ti.

***

Qytetar: Ç’kërkojnë artistët tanë kur do ndërtohet një teatër i ri Pse thonë, do kalohet mbi trupat tanë. Jam dakord me parafolësin, nuk është qëndrim i drejtë.

***

Qytetar: Lidhur me problemin e teatrit, teatri është i kombit shqiptar, pse mos bëhet i ri?Kur në një fshat bëhet shkollë e re pyeten mësuesit? Kështu që qëndrimi i atyre nuk më duket i drejtë.

***

Qytetar: Teatri është Teatër Kombëtar, tani ai është i rrënuar komplet. Ndërkohë ngrihen të gjithë aktorët të mos prishet, teatri nuk është i aktorëve, është i kombit. Të lënë të bëjnë një teatër model si në çdo vend evropian jo sherr 12 muaj të vitit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?