Qytetarët denoncojnë, policia nis aksionin dhe ndëshkon shkelësit
Policia Rrugore e Tiranës, thotë se përgjatë një javë janë kryer 654 denoncime nga ana e qytetarëve për shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor.
Policia njofton se falë reagimit të shpejtë janë parandaluar ngjarje rrugore që mund të shkaktonin pasoja të rënda. Blutë kanë vënë në pranga dy shtetas për drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt.
“Policia Rrugore e Tiranës në bashkëpunim dhe me struktura të tjera të DVP Tiranë, fokus të punës dhe reagim në kohë edhe ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, që konstatohen dhe adresohen me pamje nga qytetarët në rrugët e kryeqytetit.
Prej kohësh, falë bashkëpunimit me qytetarët, Policia Rrugore e Tiranës, po ndjek me kujdes të gjitha raportimet e Komisariatit Dixhital, denoncimet e qytetarëve, postimet e rrjeteve sociale, nëpërmjet të cilave provohen shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor, të cilat më pas ndiqen në terren dhe procedohen sipas dispozitave të parashikuara në Kodin Rrugor”.
KOHA JONË SONDAZH

