Qytetarët i vërsulen Ramës:Çmimet janë lirë për turistët se nuk kanë rrogat e shqiptarëve
Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e sotëm në rrjetin social facebook një video të disa turistëve të huaj suedezë, të cilët kishin ardhur të eksploronin Shqipërinë nga Valbona në Durrës.
Turistët e huaj kanë vlerësuar infrastrukturën dhe shërbimin ndërkohë që shumë ndryshe mendojnë qytetarët shqiptarë. Ata i janë vërsulur kryeministrit Rama në lidhje me kushtet e turizmit në vendin tonë.
Shumë nga komentuesit i kanë përmendur edhe dy turistët austriakë që u grabitën ditën e djeshme në Fushë Arrëz./

