Qytetarët: Jemi me studentët
Qytetarë nga mbarë vendi teksa janë bërë pjesë e emisionit ”Koha për t’u zgjuar” në ”News24” të Bashkim Hoxhës përmes telefonatave të tyre, kanë mbështetur kauzën e studentëve.
Kryefjala e studentëve është plotësimi i 8 pikave nga kryeministri Edi Rama por jo me dialog, ndërkohë që ky i fundit ka nisur mbrëmjen e djeshme një seri takimesh me pedagogë dhe studentë.
Ata bëjnë thirrje që ashtu si ditët e tjerë të gjithë studentët të bojkotojnë mësimin, ndërsa i bëjnë thirrje që edhe universitetet e rretheve t’i bashkohen protestës së tyre në Tiranë.
KOHA JONË SONDAZH

