Qytetarët kapin duart dhe luten për të prekurit nga tërmeti në sheshin ‘Skënderbej’
Sheshi Skënderbej është mbushur në këto momente nga shumë qytetarë dhe besimtarë, të cilët po i luten Zotit për të prekurit nga tërmeti. Ata janë kapur përdore me njëri tjetrin dhe luten plot shpresë.
Shumë qytetarë kanë nisur sensibilizim e tyre që në momentin e parë kur tërmeti goditi vendit dhe shënoi viktima dhe dëme materiale. Të gjithë po kontribuojnë, disa me ushqime, të tjerë me lutje dhe shumë me donacione.
Ndërkohë që ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka konfirmoi pak më parë emrat e 28 viktimave të shënuara nga tërmeti i fortë me epiqendër në Durrës, të tjerë persona vazhdojnë të ndodhen në rrënoja. Ndërkohë, bilanci i të vdekurve sa vjen e rritet fatkeqësisht.
KOHA JONË SONDAZH

