Qytetarët kapin një hajdut në autobuz

 

Një hajdut xhepash u kap në autobusin e Unazës së Tiranës nga policia, por vetëm pasi vetë qytetarët e kishin bllokuar atë. Ngjarja ndodhi të mërkurën. Njëri nga pasagjerët e kishte diktuar se ai po i vidhte portofolin dhe kishte kërkuar ndihmën e pasagjerëve të tjerë për ta kapur. Lajmi, i shoqëruar me foton e momentit të arrestimit të hajdutit, u publikua nga “Harta dixhitale e aksidenteve rrugore”, një faqe aktive në Facebook, që jep këshilla mbi respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor apo statistika dhe të dhëna të tjera mbi aksidentet.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?