Qytetarët kundër koncesionit Milot-Fier (VIDEO)

Qeveria “Rama” ka miratuar projektin e ndërtimit të rrugës Milot-Fier me koncesion, me një vlerë mbi 1.2 miliardë euro. Në deklaratat e kryeministrit Edi Rama është thënë shpesh se për këtë projekt është marrë dhe mendimi i banorëve.
Aktivistë të shoqërisë civile kanë shkuar në Durrës për të pyetur qytetarët lidhur me këtë projekt dhe nëse janë në dijeni se për këtë rrugë do të paguajnë dhe tarifë kalimi që mund të shkojë deri në 20 euro.
Në videon më poshtë qytetarët shprehen se zonat ku do të kalojë rruga kërkojnë investime për punësim dhe rimëkëmbje nga tërmeti. Sipas tyre ndërtimi i kësaj rruge është i pajustifikueshëm.

SHKARKO APP