Qytetarët, qasje më të lehtë në 76 shërbime online
Qytetarët në bashkitë e Pogradecit, Librazhdit dhe Cërrikut do të përfitojnë qasje më të lehtë në 76 shërbime online përmes praktikave më të shpejta, më të mira, të gjurmueshme dhe transparente.
Ekipi i delegacionit të BE-së, së bashku me përfaqësues të Ministrisë së Brendshme dhe UNDP-së Shqipëri, vizituan qendrat e shërbimeve publike me një ndalesë, të themeluara kohët e fundit në këto bashki. Mario Mariani, shefi i bashkëpunimit në delegacionin e BE-së, theksoi rëndësinë e qendrave me një ndalesë për jetën e përditshme të qytetarëve.
”Krijimi i këtyre qendrave në të gjithë vendin përbën një hap vendimtar që pritet të përmirësojë performancën e përgjithshme të bashkive në ofrimin e shërbimeve. Kjo është e rëndësishme për qytetarët, por dhe në kontekstin e Reformës së Administratës Publike që është një prioritet kyç për rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së”, tha ai.
Deri në fund të vitit 2019, projekti STAR2 i bashkëfinancuar nga BE-ja, Italia, Suedia, Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara synon të ndihmojë krijimin e “qendrave me një ndalesë” në të gjitha bashkitë shqiptare.
KOHA JONË SONDAZH

