Qytetarët që kanë sëmundje të tjera? Rakacolli tregon ku duhet të drejtohen

Kur e gjithë armatura e mjekësisë është e fokusuar tek Covid-19, zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli i është përgjigjur interesit të qytetarëve nëse funksionojnë shërbimet e tjera mjekësore dhe se ku duhet të drejtohen personat që kanë sëmundje të tjera përveç virusit. “Kirurgjia e urgjencës funksionon normalisht, ashtu sikurse trajtimet për të gjitha sëmundjet malinje, që nuk presin. Sistemi shëndetësor qëndron në punë 24 orë në 24. Urgjenca nuk është vetëm për koronavirusin, po i shërben të gjithëve. Në të gjitha spitalet rajonale urgjencat funksionojnë normalisht. Kufizim ka vetëm për disa kirurgji që mund të presin, ato janë shtyrë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?