Qytetarët rebelohen nga vonesat, ja se çfarë i bëjnë autobusit të “Tiranës së Re” (VIDEO)

Nuk janë të paktat pakënaqësitë që kanë qytetarët me kushtet nëpër autobusë e mbi të gjitha një problematikë tjetër mbeten edhe oraret.

Por qytetarët në një zonë të Tiranës kanë gjetur një mënyrë për të protestuar, duke bllokuar sot një autobus të “Tiranës së Re”.

Jo vetëm vonesa, por edhe kur mbërrijnë në destinacion, autobusët janë të tejmbushur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në revoltë e sipër, qytetarët e kanë bllokuar autobusin në fjalë. Në një zë ata ankohen se autobusët e kësaj linje vonohen shumë dhe ecin shumë ngadalë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Qytetarët në shenjë proteste kanë vendosur t’i dalin para autobusit, që në këtë mënyrë të merren masa dhe të shtohet numri i urbanëve në mëngjes, sidomos i atyre të “Tiranës së Re”, të cilët kanë një mbipopullim, në orët e para të mëngjesit.

{“videoid”: “1108874”, “sid”:”4″}

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?