Qytetarët të dyzuar për vaksinën, rinia mendon se ka fituar imunitet

Edhe në Shqipëri ka nisur procesi i vaksinimit ndaj Covid-19, si në çdo vend që është prekur nga pandemia. Qytetarët janë të dyzuar për kryerjen e vaksinës, veçanërisht të rinjtë të cilët mendojnë se kanë fituar imunitet. Mjekja Blerta Brati këshillon që vaksinimi të kryhet pasi imunizimi i tufës në mënyrë natyrale mund të ketë pasoja të rënda. ”Imuniteti i tufës që të arrihet në mënyrë natyrale do të na marrë jetë, atëherë vaksinimi mbetet mënyra më e mirë për të arritur këtë imunitet dhe për të qenë më të lirë nga vjeshta dhe fundi i vitit 2021”, tha mjekja për ”A2cnn”.

Sa i përket teorive konspirative të cilat kanë shkaktuar frikë te qytetarët, Brati thotë se vaksina nuk ndërhynë në AND-në e njeriut. ”Njerëzit dëgjojnë ARN, ARM dhe kanë frikë se mos shkojnë tek ADN-ja. Jo, është një kodim, një fotokopje e ADN-së që injektohet në trupin e njeriut me mesazhin për të krijuar antikorpe. Ajo shkatërrohet brenda disa ditësh”, theksoi Brati.

Të shtunën nis vaksinimi anti covid në qytetin e Vlorës. Burime nga bluzat e bardha në Vlorë thonë se po shihet mundësia e dy ambienteve, i pari është holli i stadiumit të futbollit Flamurtari dhe një tjetër ambientet është ai i palestrës së basketbollit. Bëhet e ditur se të parët që do të vaksinohen do të jenë bluzat e bardha.

SHKARKO APP